Humbim 2:1 nga FK Boreci në Veles

Ekipi ka humbur takimin në Veles përballë Borecit me një gol që u shënua në minutat shtesë për rezultat 2:1 në ndeshjen e luajtur për xhiron e 10-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Takimin e nisëm me dominim në fushën e stadiumit të qytetit të Veles dhe rastet e para i regjistruam ne. Vendasit në minutën e 8-të përmes Oliver Peev provuan të gjejnë rrjetën, por pa sukses. Në minutën e 16-të u orvatëm me Marin Jurinën, por tentimi i sulmuesit tonë me kokë, nuk rrezikoi shumë portën e Burhan Mustafës. Minuta e 23-të sjell gëzim në taborin tonë, pasi Jurina gjen golin për 0:1 të Shkupit. Ndërkohë gëzimi te bardhekaltërit nuk zgjati shumë, ku vetëm pas 5 minutave Boreci barazoi rezultatin në 1:1 me anë të Simeon Hristov. Deri në fund të pjesës së parë, ekipi tentoi që të gjejë golin e dytë, mirëpo nuk arritëm të finalizojmë edhe përkundër rasteve të shumta që kishim pranë portës së Borecit.

Në pjesën e dytë e nisëm njejtë me shanse, ndërsa minutën e 53-të pas një solo-aksioni të Basilios nga mesfusha, Suhejl Muharemi u gjet në zonën e rreptësisë të vendasve, por gjuajtja e tij nuk shkoi më shumë se deri në duart e portierit Burhan Mustafa. Në vijim ekipi vazhdoi me tempon e njejtë, duke bërë lojë më të mirë në fushën mysafire, ku kishim edhe posedimin e topit, por asesi të arrijmë të finalizojmë. Ndëshkimi na erdhi në fund, kur në minutat shtesë, Nikola Prelçec gjen golin e dytë për vendasit dhe realizon për 2:1 në favor të FK Borecit. Ekipi pas kësaj goditje nuk kishte mundësi dhe as kohë që të rikthehet të barazojë rezultatin, duke lënë që tre pikët të shkojnë për ekipin vendas.

Shkupi ndeshjen e radhës në kampionat e luan të mërkurën ndaj FK Rabotniçkit në Çair.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT