Humbim miqësoren e dytë, Renova fiton me rezultat minimal

Shpërndaje:

Skuadra e FC Shkupi sot ka zhvilluar miqësoren e dytë në kuadër të fazës përgatitore në Ohër, ndërsa për kundërshtarë e kishte ekipin e Renovës. Ndeshja është luajtur në stadiumin “Atina Bojaxhi”, ku trajneri Muharem Bajrami u dha mundësi edhe në këtë ndeshje pothuajse të gjithë futbollistëve që të luajnë dhe të tregojnë forcën e akumuluar në këtë periudhë.

Ndeshja ishte e barabartë me raste të krijuara nga dy ekipet, por Shkupi kishte kërcënimin e parë në minutën e 28-të, kur Ilirid Ademi pas asistimit të Jakup Berishës goditi vetëm shtyllën kundërshtare.

Renova shfrytëzoi një tollovi para portës së ekipit tonë, në minutën e 39-të, për të shënuar golin e vetëm të kësaj ndeshje kontrolluese me Remzifaik Selmanin.

Edhe pjesa e dytë ishte e barabartë, por edhe temperaturat e larta që po mbretërojnë në vend, ndikuan që futbollistët të jenë shumë të kujdesshëm. Ndërsa dueli u mbyll me rezultatin final 1-0.

Kjo ishte ndeshja e dytë në këtë fazë përgatitore, pas fitores ndaj Ohrit me rezultat 3-1. Skuadra jonë ndeshjen e radhës kontrolluese e luan me 26 korrik, ndërsa do të sfidohet nga ekipi i Struga Trim&Lum.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT