Humbje e pamerituar në kohën shtesë ndaj Tikveshit në Kavadar

Shpërndaje:

FC Shkupi u ndal pas një serie të shkëlqyer prej pesë fitoresh radhazi, duke pësuar një humbje minimale 1-0 në transfertën ndaj Tikveshit në Kavadar. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 89-të nga Berat Sadik, në një sfidë që u karakterizua nga vendime të diskutueshme të gjyqtarit Vllatko Ilioski, i cili ndikoi drejtpërdrejt në rrjedhën e lojës.

Kartoni i kuq i hershëm ndryshon dinamikën e ndeshjes

Takimi nisi me ritëm të kujdesshëm nga të dyja skuadrat, por momenti kyç ndodhi në minutën e 26-të, kur Florian Kadriu u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke e lënë ekipin tonë me një lojtar më pak për më shumë se 60 minuta.

Si pasojë e tensioneve, por edhe vendimeve të njëanshme të referit Ilioski, pak minuta më vonë, edhe trajneri i portierëve Ymit Shahin u ndëshkua me karton të kuq për protesta, pasi kërkoi ndëshkimin e një lojtari vendas për një ndërhyrje të ashpër, e cila u konsiderua vetëm si faul nga gjyqtari. Këto vendime ndikuan në moralin e ekipit, por skuadra tregoi karakter të fortë dhe vazhdoi të qëndrojë kompakte në mbrojtje.

Mbrojtje e fortë deri në fund, por goli i pësuar në minutën e 89-të

Pavarësisht inferioritetit numerik, FC Shkupi arriti të mbajë Tikveshin larg portës për pjesën më të madhe të lojës, duke mos i lejuar kundërshtarët të krijojnë raste të pastra. Lojtarët tanë u angazhuan maksimalisht dhe zhvilluan një paraqitje mbrojtëse të disiplinuar, duke mbrojtur çdo aksion të kundërshtarit deri në momentet e fundit të ndeshjes.

Kur gjithçka po shkonte drejt një barazimi të merituar, në minutën e 89-të, Berat Sadik shfrytëzoi një hapësirë në zonën tonë dhe arriti të shënojë golin e vetëm të takimit, duke i dhënë fitoren Tikveshit.

Gjendja në tabelë dhe ndeshja e ardhshme

Me këtë humbje, FC Shkupi mbetet në pozitën e gjashtë në tabelë me 31 pikë, duke mbajtur ende gjallë ambiciet për një renditje sa më të mirë në kampionat. Takimin e ardhshëm kampional, të xhiros së 23-të apo të parës nga rrethi i treti, do ta zhvillojmë të dielën në shtëpi kundër Besës nga Dobërdolli.

Ekipi startues:

Denkovski, Blazevski, Diene, Ramani (k), Kadriu, Numan, Imeri, Toshevsmi, Asani, Ansah, Ibishi

Luajtën edhe:

Avornyo, Gueye, Stojanovski, Serafimov

Kartona të verdhë:

Ansah, Kadriu

Karton i kuq:

Kadriu (26’)

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT