FC Shkupi ka humbur me rezultat 0-2 në miqësoren e parë të zhvilluar në Antalia ndaj Polonisë Warszawa. Të dy golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e dytë, kur trajneri Alparslan Erdem vendosi të japë mundësi për të luajtur shumicës së futbollistëve të rinj nga akademia e klubit.
Ky test i parë i përgatitjeve dimërore ofroi mundësi për vlerësimin e lojtarëve dhe përmirësimin e ekipit, duke e pasur parasysh fokusin për zhvillimin dhe promovimin e talentëvë të rinj nga akademia. Më e rëndësishmja nga të gjitha, të rinjt e skuadrës treguan angazhim dhe përpjekje, në debutimin e tyre në fanellën e ekipit të parë.
Shkupi, duelin e dytë miqësor në kampin e Antalias do ta zhvilloj me 29.01, kur do të luaj kundër bullgarëve të Septemvri Sofia.