I mbyllim miqësoret me fitore

Shpërndaje:

Me duelin e sotëm kundër skuadrës rumune, FC Hermannstadt, ekipi ynë ka mbyllur fazën e ndeshjeve miqësore në Bolu të Turqisë, aty ku po qëndron që nga 16 qershori. Edhe në duelin e dytë, ekipi ynë ishte më i mirë se rumunët, duke i mundur kësaj radhe me rezultat minimal 1-0.

Pjesa e parë ishte e baraspeshuar në rezultat që përfundoi pa u shënuar gol (0-0), ndërsa në disa raste kundërshtarët kishin disa mundësi për të shënuar gol. Mirëpo edhe në këtë ndeshje kapiteni i skuadrës, portieri Artan Iljazi ishte i mrekullueshëm me intervenimet e tija para portës. Në minutën e 12-t, Trapanovski filloi një aksion të bukur, i cili pasoi deri te Cephas, por topi u dëbua në rivënie këndore. Në minutën e 15-t pas rivënies këndore rumunët nga afërsia tentuan golin, por portieri Iljazi shpëtoi portën duke zënë topin në vijën e fundit. Deri në fund të pjesë së parë, mysafirët patën edhe dy raste, por Iljazi shpëtoi portën.

Në minutën e 50-të, një super aksion i ekipit tonë, kur Hamidi kombinoi me Cephas, e ky i fundit gjuajti vetëm skaj portës. Goli për keipin tonë erdhi në minutën e 75-të, kur me një top të gjatë shërbehet Cephas, ndërsa mbrojtësi kundërshtar kthen topin me forcë drejt portierit të tij, i cili nuk arriti ta ndalë, për rezultat 1-0. Edhe në minutën e 78-t, kishim një super rast përmes Hamidit, i cili nuk ishte preciz për pak centimetra.

Artan Iljazi u tregua edhe një herë së është në super formë, kur në minutën e 90-të, pak para se të mbyllej ndeshja, arriti të mbrojë penalltinë e Petrescut. Kjo është penalltia e dytë e pritur nga Iljazi, i cili edhe në duelin me Egnatian e kishte bërë të njëjtën gjë.

Në këtë ndeshje luajtëm me këtë formacion: Iljazi, Toshevski, Ilieski, Riçkov, Mlladenovski, Timovski, Zllatkov, Adem, Queven, Cephas, Trapanovski.

Luajtën edhe: Vosha, Hamza, Hamidi, Diene, Ackovski,Serafimov, Sulejmani, Osmanovik.

Nga tri ndeshjet miqësore të zhvilluara në Bolu, ekipi ynë shënoi dy fitore duke e mundur dy herë ekipin rumun FC Hermannstadt 2-1 dhe 1-0, ndërsa me fituesen e Kupës së Shqipërisë, KF Egnatia luajtëm baras 1-1. Ekspedita ynë nesër zhvillon stërvitjen e fundit, që më pas të niset drejt kryeqendrës së vendit tonë, në Shkup, për te vazhduar të hënën me përgatitje, para sidës së parë evropiane, kur me 13 korrik do të luajmë në Kaunas ndaj FC Hegelmann.

Sheji dhe Pinter të lënduar

Padyshim se mungesa e dy futbollistëve mbrojtës ishte e madhe në dy ndeshjet e fundit, të cilët shkaku i lëndimeve nuk u rrezikuan të jenë në formacion. Sipas informacioneve nga stafi mjekësor, dy futbollistët do të vazhdojnë me ekzaminime mjekësore në Shkup.

 

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT