I PËRGËZOJ LOJTARËT PËR FITOREN

Shpërndaje:

Skuadra jonë FC SHKUPI, sot në stadiumin e Çairit zhvilloi ndeshjen e xhiros së 27-të të LPFMV-së, kundër skuadrës nga Velesi, Borecit.
Pas disa rasteve të krijuara për gol, në minutën e 18-të mbrojtësi jonë Faustin Senghor hapi rezultatin për 1:0, por pak minuta më vonë po i njëjti shënoi autogol dhe barazoi shifrat në 1:1 dhe kështu u mbyll pjesa e parë. Në pjesën e dytë të përzgjedhurit e Goce Sedlloskit kishin edhe më shumë mundësi për të shënuar, deri kur sulmuesi Sunday Adetunji në minutën e 66-të e shënoi golin e avantazhit për Shkupin.
Goli i tretë dhe i fitores erdhi nga Gagi Margvelashvili në minutën e 82-të, një gol jashtëzakonisht i bukur.
Kryetrajneri Goce Sedlloski pas fitores kundër Borecit, foli për faqen tonë, duke u shprehur i lumtur për tre pikët e sotme.

“E dija se nuk do të ishte një ndeshje e lehtë, e nisëm mirë duke hapur rezultatin por fatkeqësisht pas një kundërsulmi pranuam gol. Shfrytëzuam pauzën për të analizuar gabimet tona dhe në fund arritëm tek fitorja kundër një skuadre që kishin ardhur vetëm të mbrohen. Futbollistët dhanë maksimumin e tyre i përgëzoj për këtë. Falënderoj po ashtu tifozët që nuk u ndalën duke na mbështetur. Tani nga dita e nesërme mendojmë për ndeshjen e radhës”, tha kryetrajneri Sedlloski.

Me këtë fitore Shkupi vazhdon të qëndrojë lider në tabelë me 65 pikë të grumbulluara duke ju afruar edhe më shumë qëllimit kryesor, që është titulli kampion. Ndeshja e radhës për Shkupin do të jetë në transfertë kundër Pelisterit, më 17.04.2022.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT