Pas pauzës dyjavore shkaku I angazhimeve të përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, të dielën I kthehemi aktiviteteve në kampionat me ndeshjen e javës së 25-të, ku në shtëpinë tonë në Çair do të jemi nikoqir të skuadrës rivale “Skopje” nga Shkupi.
Padyshim se në këtë duel imperativ kryesor i skuadrës që do të ketë në stol edhe debutimin e trajnerit të ri, Arslan Xhihat, do të jetë fitorja.
Gjatë gjithë kësaj kohe, sa që edhe kampionati ishte në pauzë, trajneri Arslan e ka shfrytëzuar në maksimum për tu njoftuar sa më mirë me formën e lojtarëve, të cilët kanë dhënë aktivitet maksimal gjatë përgatitjeve dhe janë të gatshëm edhe për duelin e të dielës.
Skuadra do të ketë edhe disa mungesa të rëndësishme, shkaku i lëndimit vazhdojnë të jenë jashtë përbërjes Aleks Zlatkov dhe portieri Stefan Mitrev. Në ndërkohë për trajnerin Arslan nuk do të jenë në dispozicion edhe sulmuesi Sunday Adetunji i cili nuk ka drejtë loje shkaku i pesë kartonëve të verdhë, ndërsa Ali Adem do të mungojë në dy ndeshje, pas ndëshkimit me karton të kuq në duelin e fundit ndaj Akademija Pandevit.
Gjithsesi trajneri Arslan Xhihat ka numër të konsiderueshëm të futbollistëve që do të kryejnë me sukses detyrat dhe obligimet për të arritur deri te tri pikët e reja.
Dueli Shkupi – “Skopje”
Skuadra mysafire “Skopje” gjatë këtij sezoni ka shënuar vetëm dy fitore, ka tetë barazime dhe 12 ndeshje ka humbur. Fitoret e vetme janë të shënuara ndaj Pobedës së fundit dhe Akademija Pandevit që është një pozitë mbi ta.
Në pesë duelet e fundit, skuadra jonë ka shënuar katër fitore dhe ka një barazim me kundërshtarin e nesërm “Skopjen”.