Pasi kemi përfunduar fazën përgatitore në Bolu të Turqisë, ekipi ynë është kthyer në Shkup më 30 korrik, ndërsa prej sot kemi nisur stërvitjet në stadiumin e Çairit.
Trajnerët dhe lojtarët janë angazhuar në një program intensiv, me nga dy seanca stërvitore në ditë. Në orët e paradites, futbollistët do të punojnë në qendrën e fitnesit “Shkupi Gym”, ndërsa pasditja do t’u kushtohet stërvitjeve në fushën e gjelbër.
Me fillimin e sezonit që po afron, skuadra është e përqendruar maksimalisht në përgatitjet finale. Në prag të startit të kampionatit, ekipi do të zhvillojë edhe një ndeshje kontrolluese. Përballë nesh do të jetë skuadra e “Skopjes”, një sfidë e cila do të luhet të dielën, në ora 17:00, në lagjen e Autokomandës.