Goditja e parë drejt portës së Makedonija Gj.P erdhi në minutën e 10-t, kur Ali Adem nga e majta provoi të befasojë portierin, por topi përfundoi skaj porte. Vetëm një minutë më vonë edhe Kuka provoi nga distanca, por portieri Stevkovski kontrolloi goditjen, që nuk ishte edhe shumë e fortë dhe precize.
Rramani tentoi në min e 14-t, por edhe kësaj radhe topi përfundoi jashtë vijës fundore, duke kaluar skaj porte. Në minutën e 32-t, Ali Adem me një parabollë provoi të gjej rrejtën, por portieri me forca të fundit largoi topin. Deri në fund të pjesës së parë nuk pati raste tjera, që u mbyll me barazim pa gola 0-0.
Pjesa e dytë nisi me disa ndryshime në formacion, ndërsa rasti i parë erdhi në minutën e 57-t. Ku oshte një nga shanset më të mira, kur u akordua goditje indirekte, ndërsa Queven nga 3 metra goditi vetëm në mbrojtjen mysafire. Dhjetë minuta më vonë, Dudu riktheu një top në zonën e rreptësisë, ndërsa më i lartë në kërcim ishte Mario Malladenovski, i cili me kokë dërgoi topin në cepin e zbrazët të portës së Stevkovskit për 1-0.
Mysafirët rastin e parë konkret e kishin në minutën e 77-t, por Artan Iljazi intervenoi mrekullueshëm pas tentimit të Fazli. Në minutën e 90-t, Dudu kishte rast të pastër, por goditjen e tij e ndali portieri Stevkovski. Arbitri i ndeshjes kishte dhënë gjashtë minuta shtesë, por që nuk sollën asnjë ndryshim në rezultat. Kështu ekipi ynë me tri pikë të reja përsëri shkëputet i vetëm në kreun e renditjes, ndërsa ndeshjen e radhës e luajmë të mërkurën si mysafirë të Gostivarit.