Xhemal Ibishi kontriboi me dy gola në fitoren 3-1 kundër Pelisterit, e cila ishte e pesta në seri për ekipin tonë. Pas ndeshjes, ai u shpreh shumë i lumtur, si për fitoren, gjithashtu edhe për golat individual.Po punojmë gjithë së bashku dhe rezultatet po vijnë dalëngadalë. Kemi një skuadër kualitetive, të mirë. Jemi gjithë së bashku, krejt për një dhe një për krejt. Shpresoj mos ta ndalojmë këtë seri. Dasht Zoti ngadalë, ashtu siç luajmë ta vazhdojmë këtë seri e pse mos të marrim çdo ndeshje tre pikë.
“Pjesa e parë sot ishte pak më e rëndë, pas gjithë atyre rasteve që nuk i shfrytëzuam, por tani na ndihmoi shumë goli që e shënuam bashkë si ekip, që më pas pjesën e dytë të dominojmë më shumë.
Unë së pari shikoj ekipi të fitoj. Tani normalisht, edhe të shënoj vet. Faleminderit Zotit, erdhi rasti të shënoj edhe unë, edhe ate jo një, po dy gola. Shpresoj seria e fitoreve të vazhdoj, e edhe të shënojmë, si unë, si lojtarët tjerë.
Kemi punuar mjaft mirë si ekip. Loja e parë me Rabotniçkin ishte mjaft e mirë. Ashtu edhe në Strumicë ndaj Breras. Shpresoj këtë seri ta vazhdojmë gjithandej.
Kundër Tikveshit të mërkurën na pret nj ë lojë e rëndë si mysafir ku atje nuk është e lehtë. Kjo ndeshje vjen pas vetëm tre ditësh, ku jemi pak të lodhur e ngarkuar. Shpresoj që shpejtë do të rikiperohemi dhe të jemi të gatshëm për ndeshjen e ardhshme.”
Ibishi, me dy golat e shënuar sot, arriti në kuotën e pesë golave, ndërsa ka edhe tre asiste në 19 ndeshje.