Ilijoski: “Nuk ka kalkulime, duhet të fitojmë patjetër” (VIDEO)

Shpërndaje:

Skuadra e Shkupit kthehet në stadiumit e Çairit, ku nuk ka luajtur që nga nëntori i vitit të kaluar shkaku i suspendimit të terrenit nga ana e FFM-s.

Por e shtuna do të jetë një festë e madhe si për shikuesit, njashtu është mirëpritur edhe nga vetë futbollistët të cilët me pozitivistet do të presin që para publikut ti kthehen fitores, e cila mungon që nga fillimi i sezonit, kur u mund Akademija Pandevi (5:2). Për këtë ndeshje kryesia e klubit, ka vendosur që të gjithë ata që do të blejnë biletën hyrëse (100 den), t;ju bëjë dhuratë nga një shall të klubit, e që do të jetë edhe një pasqyrë e mirë një një stadium të stërmbushur.

Lidhur me ndeshjen e nesërme ka folur sulmuesi Bllazhe Ilijoski, i cili para se të vinte në Shkup luante me Pelisterin, ndërsa tani do të jetë në detyrë që të shënojë gola në portën e ish-skuadrës së tij.

“Nuk kemi më hapësirë për të bërë gabime, mendoj se na vjen një kundërshtarë të cilin nëse nuk e fitojmë, automatikisht biem në zonën mos të them për mbijetesë, kështu që nuk ka kalkulime pasi që duhet të fitojmë patjetër në këtë ndeshje. Forcën tonë e shoh te publiku, që së bashku me “Shvercerat” të cilët dihet se janë forca lëvizëse e këtij Shkupi dhe mezi kemi pritur që të kthehemi në fushën tonë dhe të luajmë në Çair dhe besoj se stadiumi do të jetë i stërmbushur, mos të them deri në ulësen e fundit, të jenë futbollisti ynë i dymbëdhjetë dhe normalisht të na ndihmojnë që të nxjerrim rezultat pozitiv, fitore”.

Për ndeshjen ndaj Pelisterit trajneri Zekirija Ramadani ka dy mungesa, ku përveç Stefan Vujçiçit, shkaku i gripit do të mungon edhe Basilio Ndong.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT