Ilijoski: Presim fitoren e parë para publikut tonë (VIDEO)

Share on facebook
Facebook
Share on google
Google+
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn

Të dielën në stadiumin e Çairit skuadra e FC Shkupit do të luajë ndeshjen e parë të sezonit të ri para publikut vendas, ndërsa kundërshtarë është Pobeda nga Prilepi. Në kampin bardhekaltër  mbizotëron atmosferë pozitive, ndërsa gjatë paradites së sotme ekipi ka zhvilluar dhe stërvitjen e fundit.

Për duelin e të dielës ka folur sulmuesi Bllazhe Ilijoski, i cili mes tjerash ka thënë se ekipi i Pobedës është skuadër e fortë, por në Çair kërkon pikët e plota dhe fitore.

“Sigurisht se është fillimi i kampionatit dhe shumë ekipe kanë ndryshime si në kuadrin e futbollistëve ashtu edhe në stafin e trajnerëve. Presim që ndeshja ndaj Pobedës të jetë mjaft e vështirë, duke e ditur se bëhet fjalë për një ekip që posedon kualitete. Por kur e marrim parasysh faktin se ne luajmë në fushë nikoqire, atëherë gjithmonë kemi një epërsi minimale, duke e ditur se kemi mbështetje të pa rezervë nga ta. Sikurse në të gjitha përballjet, edhe të dielën do të japim maksimumin për të marrë fitoren e parë sezonale edhe atë pikërisht para tifozëve tanë”, është shprehur sulmuesi Bllazhe Ilijoski, i cili në ndeshjen ndaj Sileksit shënoi golin e vetëm dhe të barazimit për Shkupin në këtë sezon.

Për duelin e të dielës, nuk do të luajë Ermedin Adem që u ndëshkua me karton të kuq ndaj Sileksit, ndërsa shkaku i dokumentacionin mbeten ende jashtë ekipit Armel Bradji dhe Sergio, ndërsa në momentet e fundit trajneri Ramadani do të vendos për Ljaçevskin që ishte i lënduar.

Ndeshja Shkupi – Pobeda do të luhet të dielën në stadiumin e Çairit me fillim prej orës 17:00, ndërsa drejtësinë në këtë sfidë do ta ndajë referi Petar Mantev nga Negotina.

More to explorer

Eliminohemi nga Kupa në çerekfinale

Skuadra jonë edhe pse favorite në ndeshjen ndaj Akademia Pandevit nuk arriti që të bëjë edhe një hap tjetër drejt gjysmëfinales. Në

Regjistrohu tani

Bëhuni anëtar i komunitetit tonë në internet dhe merrni më shpejt bileta për ndeshjet e ardhshme ose ngjarjet sportive!