E mërkura sjell dhe një ndeshje tjetër për ekipin e FC Shkupi, kur në Çair do të luhet ndeshja e javës së 26-të, e cila ishte anuluar shkaku se futbollistët e Pelisterit, pikërisht atë ditë ishin helmuar nga ushqimi.
Dhe kur skuadra e tjera këtë ditë do e shfrytëzojnë për pushim, Shkupi nuk ka alternativë tjetër përveç se të futet në këtë duel për të fituar pikët e plota dhe të ruaj ende shpresat për pozitën e katërt e cila është në lojë për të dërguar një ekipe në garat kualifikuese të Ligës së Evropës.
Për këtë ndeshje ka folur sulmuesi Bllazhe Ilijoski, i cili ka thënë se aspak nuk do të jetë e lehtë, por zgjidhje tjetër përveç fitores nuk ka.
“Unë pres një ndeshje të vështirë, pasi që edhe për Pelisterin, ndoshta është shansi i fundit për mbijetesë dhe të mbeten në Ligën e Parë. Do të përsëris, ne nuk kemi të drejtë të kalkulojmë, të bëjmë gabim, nëse dëshirojmë që të mbetemi në luftë për vendin e tretë ose të katërt që sjell kualifikim për Evropë. Një gjë e di, se nesër duhet të japim maksimumin dhe shpresojë që do të festojmë fitoren së bashku me “Shvercerat” dhe do ti gëzohemi tri pikëve të mëdha me të cilat, duke ditur se çfarë duele kanë kundërshtarët, do të na hapin rrugën për në Evropë”, ka shtuar Ilijoski.
Në pyetjen nëse do të ketë ekipi presion, pasi që katër ndeshjet e fundit nëse ekipi dëshiron Evropën nuk lejohet asnjë gabim, Ilijoski ka thënë: “Nuk kemi presion, mirëpo vetëm duke menduar se nga 4 ndeshje na duhen 12 pikë sjell vetvetiu presion. Edhe për ndeshjen e nesërme e dimë se vjen ekipi që është në fund të tabelës dhe këto ndeshje sipas eksperiencës time janë ndeshjet më të vështira, pasi pres që ata të shtrihen, që të mos lejojnë të ketë futboll dhe vetëm kjo mund të na nxjerr nga binaret. Mendoj se me gol të shpejtë do të mbarojmë punën. Shpresojë se nuk do të ketë skenar si me Sileksin dhe arbitrat do të shpejtojnë ndeshjen dhe nuk do të lejojnë që të bëjnë një gjë të tillë, që të na nxjerrin nga binaret”, është përgjigjur për faqen zyrtar të klubit Ilijoski, i cili nuk e ka lënë pa e komentuar edhe humbjen e dy pikëve ndaj “Skopjes” por edhe matematikat që mundë të deri në fund të kampionatit.
“Të kishim shënuar fitore të dielën ndaj “Skopjes”, 90 për qind do të ishim në Evropë. Dhe mund të them se ndoshta edhe 100 për qind. Me atë fitore ndaj “Skopjes”, gjithçka do të varej nga ne dhe tani nuk varet gjithçka nga ne. Aq sa varet nga ne, varet edhe nga të tjerët, ashtu që ky është i vetmi problem. Edhe nëse fitojmë të gjitha ndeshjet , do të varet edhe nga kundërshtarët. Andaj nëse shënonim fitore ndaj “Skopjes”, asgjë nuk do të varej nga ata dhe gjithçka do të varej nga ne. Unë jam optimist i madh dhe shpresoj se ashtu do të bëhet dhe ne do të jemi në garat evropiane”, ka përfunduar Ilijoski.
Skuadra e Shkupit në këtë ndeshje nuk do të ketë në dispozicion Ermedin Ademin, i cili ka pesë kartonë të verdhë, ndërsa të gjithë futbollistët e tjerë janë gati për të vrapuar që nga fishkëllima e parë. Ndeshja Shkupi – Pelisteri luhet nesër (e mërkurë), me fillim në orën 16:30.