Iljazi: Dëshirojmë të vazhdojmë deri në finale

Shpërndaje:

Skuadra e jonë sot zhvillon ndeshjen çerekfinale në kuadër të Kupës së Maqedonisë dhe përballë do të ketë ekipin nga Strumica, Akademija Pandev.
Këtë sezon me ekipin e Pandevit kemi një përballje, edhe atë të fituar në Strumicë, ndeshje kjo në kuadër të kampionatit.
Për këtë duel ekipi kishte kohë prej vetëm dy ditëve të përgatitet nga sfida e të dielës, ndërsa të gjithë lojtarët ndjehen mirë, në përjashtim të portierit Naumovski.
Për duelin e sotëm ka folur portieri Artan Iljazi, i cili në ndeshjen ndaj Shkëndijës kishte paraqitje mjaft të mirë.

“Uroj që të kemi sot një ditë të mbarë në këtë ndeshje, pasi që duelet ku luhet vetëm një takim janë pak sa më të vështira, sepse nuk ka hapësirë për përmirësim. Andaj mendoj se jemi të vetëdijshëm të gjithë për rëndësinë e kësaj sfide, pasi që duam të arrijmë deri në finale të Kupës dhe pse jo edhe ta fitojmë. Do të japim më të mirën dhe të jemi në gjysmëfinale me katër ekipet më të mira”, ka thënë Iljazi.

Trajneri Umit Karan për këtë ndeshje mundë të llogarisë edhe në rikthimin e plotë të Glishiqit, Ardit Iljazit dhe Firat Gulut.

Të përkujtojmë se ndeshja Akademija Pandev – Shkupi luhet sot me fillim në orën 13:00, në qendrën sportive “Goran Pandev” në Strumicë.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT