Iljazi: Jemi gati për sfidën në Strugë

Shpërndaje:

Ka përfunduar seanca e fundit stërvitore e ekipit për ndeshjen e javës së shtatë, kur skuadra jonë udhëton për në Strugë për të luajtur me ekipin me të njëjtin emër, Struga Trim&Lum.

Pas fitores së të mërkurës në kuadër të Kupës së Maqedonisë së Veriut në 1/16 kundër Slloga Vinica, ekipi është përgatitur maksimalisht dhe ndjehet e gatshme për duelin e radhës.

Për ndeshjen në fjalë ka folur mbrojtësi i ri Ardit Iljazi, i cili mes tjerash ka thënë se ekipi është gati për këtë sfidë dhe si në të gjitha ndeshjet tjera, edhe këtu do të kërkojë tri pikë dhe fitore.

“Jemi përgatitur maksimalisht për ndeshjen me Strugën dhe besojmë se do t’ia arrijmë qëllimit që të marrim fitore. Sigurisht që edhe ekipi i Strugës ka një përbërje të mirë dhe pretendent, por besoj se ne do të arrijmë që në Shkup të kthehemi me tri pikë”, është shprehur Iljazi.

Për këtë sfidë të radhës, trajneri Bajrami mundet nuk mundë planifikon në dy mbrojtëst Glishiç dhe Gligorov të cilët janë lënduar në ndeshjen e fundit të Kupës ndaj Slloga Vinicës.

Ndeshja Struga – Shkupi luhet të dielën me 27 shtator në stadiumin e qytetit në Strugë, me fillim në orën 15:00, ndërsa arbitër kryesor do të jetë Dimitar Meçkarovski.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT