Iljazi: Jemi të përgatitur maksimalisht dhe synojmë fitore

Shpërndaje:

Pas dy jave pushim të kampionatit vendor shkaku i aktiviteteve të përfaqësueses së vendit në ndeshjet kualifikuese për Euro 2024, të dielën rikthehemi në aksion me duelin e javës së 11-t.

Ekipi ynë këtë ndeshje është nikoqire e skuadrës së Bregallnicës nga Shtipi, por duke marrë parasysh se ditë më parë njoftuam që po zhvillohen punime për të rregulluar fushën e blertë, ndeshjen e radhës e luajmë në Kumanovë, në stadiumin e KF Bashkimi.

Pikërisht gjatë fazës sa edhe nuk kishim aktivitete ekipi ka stërvitur në vazhdimësi, duke zhvilluar dhe një ndeshje kontrolluese, të cilën e kemi fituar (1:0), e që kemi luajtur pikërisht kundër KF Bashkimi në stadiumin ku edhe të dielën do të luajmë ndeshjen.

Për duelin e të dielës, ka folur kapiteni i skuadrës, portieri Artan Iljazi, i cili në këtë rast do të jetë para bashkëqytetarëve të tij, meqë vjen nga Kumanova.

“Jemi të përgatitur maksimalisht, i gjithë ekipi ndjehet mirë, andaj ne në vazhdimësi po punojmë jo vetëm për këtë ndeshje, por për secilën që na vjen. Nuk fshehim se synojmë titullin kampion dhe është normale që nuk do të jetë e lehtë asnjë ndeshje, pa marrë parasysh kundërshtarin. Këtë ndeshje edhe pse nuk do ta luajmë në stadiumin tonë, përsëri do ndjehemi si në shtëpinë tonë, pasi me ndihmën e “Shvercerave” gjithmonë e kemi më lehtë. Sigurisht se ju bëjë apel edhe vendasve të mi që të vijnë të na japin përkrahje, mua si kumanovar por edhe gjithë ekipit të Shkupit dhe të tregojmë se jemi një”, ka thënë Iljazi.

Skuadra jonë për këtë ndeshje do të jetë e kompletuar, me futbollistët që rikthehen pas angazhimeve me përfaqësuesen e shpresave të Maqedonisë së Veriut, si dhe ata të cilët javë më parë munguan shkaku i kartonëve të verdhë, ndërsa mungesë e vetme do të jetë i lënduari Mario Rickov.

Me ekipin e Bregallnicës në pesë duelet e fundit kemi dalë tre herë fitues, ndërsa dy ndeshje në cilësinë e mysafirit i kemi humbur.

Ndeshja Shkupi – Bregallnica luhet me fillim në ora 14:00 në stadiumin e KF Bashkimi – Kumanovë, ndërsa drejtësinë në këtë përballje do ta ndaje Vllatko Ilioski nga Prilepi.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT