Skuadra jonë FC SHKUPI në transfertë do të zhvilloi ndeshjen e xhiros së 32-të të LPFMV-së kundër Shkëndijës. Pas barazimit 1:1 në Çair, të përzgjedhurit e Goce Sedlloskit në Tetovë do të kërkojnë fitoren e radhës.
Shkupi me Shkëndijën u përballën dy herë në këtë sezon, në ndeshjen e parë barazuam me rezultat 1:1, poashtu edhe ndeshja e dytë u mbyll me rezultatin e njejtë.
Në prag të ndeshjes së nesërme, për faqen tonë zyrtare foli, portieri Artan Iljazi.
“Ne jemi përgatitur maksimalisht gjatë gjithë javës për ndeshjen ndaj Shkëndijës. E dimë se është një skuadër me kualitet por ne shkojmë në Tetovë për të fituar dhe të tregojmë se nuk jemi shpallur rastësisht kampiona”, tha Iljazi.
Skuadra e Shkëndijës renditet në pozitën e 3-të në tabelë me gjithsej 59 pikë të grumbulluara dhe në tre ndeshjet e fundit ata kanë pësuar një disfatë nga Akademija Pandev, dhe dy fitore kundër Renovës dhe Makedonija GJ.P.
Ndeshja Shkëndija – Shkupi do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 17:00 në stadiumin e qytetit të Tetovës.