ILJAZI: NUK JEMI KAMPIONA RASTËSISHT

Shpërndaje:

Skuadra jonë FC SHKUPI në transfertë do të zhvilloi ndeshjen e xhiros së 32-të të LPFMV-së kundër Shkëndijës. Pas barazimit 1:1 në Çair, të përzgjedhurit e Goce Sedlloskit në Tetovë do të kërkojnë fitoren e radhës.

Shkupi me Shkëndijën u përballën dy herë në këtë sezon, në ndeshjen e parë barazuam me rezultat 1:1, poashtu edhe ndeshja e dytë u mbyll me rezultatin e njejtë.

Në prag të ndeshjes së nesërme, për faqen tonë zyrtare foli, portieri Artan Iljazi.

“Ne jemi përgatitur maksimalisht gjatë gjithë javës për ndeshjen ndaj Shkëndijës. E dimë se është një skuadër me kualitet por ne shkojmë në Tetovë për të fituar dhe të tregojmë se nuk jemi shpallur rastësisht kampiona”, tha Iljazi

Skuadra e Shkëndijës renditet në pozitën e 3-të në tabelë me gjithsej 59 pikë të grumbulluara dhe në tre ndeshjet e fundit ata kanë pësuar një disfatë nga Akademija Pandev, dhe dy fitore kundër Renovës dhe Makedonija GJ.P.

Ndeshja ShkëndijaShkupi do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 17:00 në stadiumin e qytetit të Tetovës.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT