Imeri: Duam të vazhdojmë serinë pozitive (VIDEO)

Shpërndaje:

Xhiroja e 32-të e Ligës së Parë të Maqedonisë do të sjellë edhe një sfidë të madhe në Çair, kur Shkupi do të jetë nikoqire e Sileksit, një konkurrent tjetër i drejtpërdrejtë për garën në pozitë sa më të lartë në tabelë.

Por futbolli maratonik që po luhet në këtë sezon, çdo të mërkurë dhe të diel ka dhënë dhe koston e vetë, pasi një numër i futbollistëve shkaku i lëndimeve vështirë po e marrin veten. I tillë është rasti me Bllazhe Ilijoskin i cili që në ndeshjen me Shkëndijën nuk po arrin të tejkalojë problemet me muskulin, ndërsa nga dueli me Pobedën dhimbje në këmbë po ndjen edhe Rron Broja. Pikërisht këta dy futbollist sot në stërvitjen e fundit, janë larguar para kohe për në zhveshtore.

Për duelin e nesërm trajneri Zekirija Ramadani nuk mundë të llogarit edhe në Kristijan Stojkoskin, i cili shkaku i pesë kartonëve të verdhë duhet të pushojë në ndeshjen ndaj Sileksit.

Por gjithsesi në skuadër ka futbollistë që mundë t’ia dalin edhe në këtë duel, ndërsa për ndeshjen në fjalë ka folur Omar Imeri, i cili me paraqitjet e mira tani më ka është edhe pjesë e reprezentacionit U21 të Maqedonisë.

“Na gëzon fakti se jemi në formë të mirë të gjithë lojtarët, ndeshjet e fundit kemi treguar se meritojmë të jemi sa më lart në tabelë.  Nuk kemi shumë kohë të mendojmë për ndeshjet që po i lëmë pas, shkaku se po luajmë nga dy ndeshje në javë. Tash jemi të fokusuar për Sileksin që vjen në Çair, ku shpresoj përsëri stadiumi të jetë i mbushur dhe në fund të festojmë fitoren me “Shvercerat” dhe gjithë publikun”, është shprehur Imeri.

Ndeshja Shkupi – Sileksi luhet të mërkurën (02.05.2018), me fillim në orën 16:00, ndërsa drejtësinë në këtë ndeshje do ta ndajë Aleksandar Stavrev nga Shkupi.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT