IMERI: GOLI DEDIKIM PËR SHVERCERAT

Shpërndaje:

Përfundoi ndeshja e xhiros së 24 në LPFMV, mes Strugës dhe Shkupit, me rezultatin 1:3.
Vendasit ishin të parët që hapën serinë e golave me Bosancic në minutën 45’ por shpejtë u përgjigj sulmuesi jonë Sunday Adetunji, i cili shënoi menjëherë për ti barazuar shifrat në 1:1 dhe kështu përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, skuadra jonë vazhdoi të kërkojë golin e avantazhit dhe i njëjti erdhi në minutën 70’ nga Marjan Radeski.
Gjithçka përfundoi kur Omar Imeri shënoi golin e tretë dhe të fitores për ti siguruar Shkupit tre pikët në Strugë.

Pas ndeshjes, i lumtur për fitoren foli Omar Imeri.

“Sigurisht që jam i lumtur që arrita ta ndihmoj skuadrën në këtë fitore. Ishte një ndeshje e vështirë por ne arritëm ti kryejmë detyrat tona me sukses. Gjithashtu jam shumë i lumtur për golin që e shënova dhe këtë gol me shumë kënaqësi ua dedikoj tifozëve tanë që asnjëherë nuk na lanë vetëm, Shvercerat Shkup”, tha Omar Imeri.

Me këtë fitore, Shkupi vazhdon të qëndrojë lider në tabelë me gjithsej 58 pikë të grumbulluara.
Ndeshja e radhës për Shkupin do të jetë kundër Tikveshit në Çair, më 03.04.2022.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT