Edhe pse futbollistët e FC Shkupi tani më prej të hënës janë në pushim të merituar, disa prej tyre nuk kanë shijuar pushimin shkaku i angazhimeve me reprezentacionet e grupmoshave të reja.
Kështu që nag e hëna (21 maj), Omar Imeri është grumbulluar me reprezentacionin U21 dhe gjendet në Azerbajxhan, ku me 24 dhe 27 maj do të luajë dy ndeshje kontrolluese ndaj nikoqirëve.
Në ndërkohe seleksionuesi U18, Dobrinko Ilievski ka ftuar dy futbollistë të FC Shkupit, për dy ndeshje kontrolluese ndaj Turqisë, ku Maqedonia do të jetë mysafire. Janë Besir Ramadani dhe Besnik Ferati të ftuarit e Ilievskit, të cilët do të luajnë në ndeshjet kontrolluese me 30 maj dhe 1 qershor.