Informohen të gjithë mediat (gazetarët, fotograf dhe kameraman) të cilët planifikojnë të përcjellin ose informojnë nga sfida kthyese e raundit të parë eliminator në League Evropa, FC SHKUPI vs GLASGOW RANGERS më 17.07.2018 në Shkup, të konfirmojnë ardhjen e tyre me kërkesë për akreditim në emailin: media@fcshkupi.com.
Kërkesat për akreditim mund të parashtrohen më së voni deri në orën 20:00 të datës 14.07.2018 (e shtunë). Përveç emrit të mediumit duhet të shënohet emri, mbiemri dhe pozita (gazetarë, fotograf apo kameraman) të secilit person që aplikon për akreditim.
Gazetarët, fotografët dhe kameramanët janë të obliguar të bartin me vete edhe kartela identifikimi (bexh) nga mediumi për të cilin punojnë. Në hyrje të stadiumit do të ketë kontroll nga lista e aplikimit për akreditim.
P.S: FC Shkupi bart të drejtën e shkurtimit të numrit të akreditimeve të kërkuara nga një redaksi!
Ju falemenderojmë paraprakisht për bashkëpunimin.