Interesim i madh për bileta, “stop” shisheve të qelqit

Shpërndaje:

Për shkak të interesimit të madh të dashamirëve të futbollit në Çair dhe në qytetin e Shkupit, drejtuesit e FC Shkupit kanë vendosur që të hapin sportelin e biletave më herët se sa në përballjet e tjera. Kështu të dielën, në ditën e zhvillimit të ndeshjes, sporteli për blerje të biletave do të jetë i hapur në orën 13.30. Andaj luten që të gjithë ata që janë të interesuar për të përcjellur ndeshjen derbi të javës së 4-të, ndërmjet FC Shkupit dhe Shkëndijës, dhe që nuk janë pajisur me biletën adekuatë, ta bejnë atë në sportelin para stadiumit në Çair. Çmimi i biletës është vetëm 100 denarë.

Drejtuesit e FC Shkupit dhe mbajtësit e rendit para stadiumit dhe brenda tij, ju bëjnë me dije se do të ndalohet futja e shisheve të qelqit me ujë ose pijeve të tjera, për shkak të sigurisë së publikut në stadium, por edhe aktorëve në terrenin e gjelbër.

Të gjithë ata që e duan FC Shkupin, në mënyrë dinjitoze të përkrahni klubin tuaj të zemrës, ndërsa për dashamirët e futbollit, të vijnë në numër sa më të madh për derbin e madh të javës së 4-të.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT