Iseni: Derbi i nxehtë, shpresojmë të festojmë në fund me “Shvercerat”

Shpërndaje:

Dita e mërkurë na sjell përballjen me rivalin e kryeqytetit FK Vardarin në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 6-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Ky është derbi i parë në këtë sezon me rivalët andej Urës së Gurit të kryeqytetit dhe të njejtën e zhvillojmë në stadiumin tonë në Çair dhe pranë publikut “Shvercerat”.

Pas fitores me Sileksin, ekipi gjatë këtyre tre ditëve ka ushtruar nën atmosferë tepër pozitive e cila po mbizotron që nga ardhja e trajnerit të ri, Bulent Akin. Pretendimet tona vazhdojnë të jenë të njejta, me fitore dhe tri pikë, ndërsa në veçanti kur luajmë ndaj rivalëve, fitorja gjithmonë është opsion i vetëm për ti gëzuar përkrahësit tanë.

“Gjithmonë ndeshjet me Vardarin janë të nxehta dhe derbi. E njohim mirë kundërshtarin, kanë ekip të mirë, por edhe ne jemi përgatitur maksimalisht për këtë derbi, ndërsa shpresojmë që në fund të arrijmë rezultat pozitiv dhe të festojmë së bashku me “Shvercerat” – tha Besar Iseni.

Bardheblutë në ndeshjen ndaj FK Vardarit do të kenë hendikep Marin Jurinën për shkak suspendimit dhe mbrojtësin e djathtë Filip Stojanovskin që në ndeshjen e fundit u ndëshkua me karton të kuq.

Takimi FC Shkupi vs FK Vardari zhvillohet nesër (18.09.2019) në stadiumin e Çairit, duke nisur nga ora 15:30.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT