Iseni rikthehet me gol në disfatën minimale nga Çeliku

Shpërndaje:

Skuadra e Shkupit sonte ka zhvilluat miqësoren e tretë në kuadër të përgatitjeve në Antali të Turqisë, ku tani më nëntë ditë po zhvillon fazën kryesore të përgatitjeve.

Në këtë përballje ekipi bardhekaltër për kundërshtarë kishte skuadrën boshnjake NK Çelik, ndërsa rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 1:2 në të mirë të boshnjakëve. Pjesa e parë i ka takuar e tëra ekipi boshnjak, që arritën të shënojnë dy gola, fillimisht në minutën e 25-të dhe më pas vetëm pak sekonda para se të përfundojë pjesa e dytë.

Në pjesën e dytë trajneri Umit Karan filloi të bëjë zëvendësime dhe në lojë u futën lojtarët që kanë kishin më pak minuta në ndeshjen e kaluar. Pikërisht në këtë interval kohor, Shkupi dominonte me lojë dhe arrit të krijon disa raste shënimi.

Në minutën e 70-të, në zonën e rreptësisë ishte lojtari i ri Omer Jashari, ndaj të cilit kishte ndërhyrje të palejuar. Nga pika e bardhë i saktë ishte Besar Iseni, i cili nga sot është rikthyer me ekipin, për të zbutur epërsinë në 1:2. Pesë minuta më vonë, në sprovë e vuri portierin kundërshtar edhe Suhejl Muharemi, goditjen e të cilit e ndali me forca të fundit. Ndeshjen e radhës Shkupi e luan të shtunën (26.01.2018), ku për kundërshtarë ka ekipin e kampionatit më të fortë hungarez, MTK Budapest.

 

FC Shkupi: Azizi (’75 Jonuzi), Krivanjeva (’65 Sefo), Bilali (’45 Ismaili), Abdul, Ristevski (’61 Berisha), Bajrami (45’ Iseni), Broja (’65 Ramani), Bradji, Sergio (’65 Veliu), Ustbasi (’65 Jashari), Angelov (’45 Muharemi)

Rezervë: Jonuzi, Ramani, Abdul, Ismaili, Jashari, Muharemi, Iseni, Veliu, B. Abdul, Berisha

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT