Trajneri i skuadrës së Rabotniçkit dhe njëherit edhe seleksionues i Reprezentacionit të Maqedonisë, Igor Angelovski ka folur në superlativ për lojën e ekipit tonë FC Shkupi si dhe për paraqitjen maestrale të talentit Besar Iseni i cili nga ndeshja në ndeshje po arrin formën e dëshiruar, ndërsa stili i itj dhe golat të lënë përshtypje që ky djalosh ka vite që luan në Ligën e Parë.
Në një deklaratë të tijën, Angellovski ka thënë se Shkupi definitivisht ka treguar se është ekipë e cila meriton të jetë në kreun e tabelës, duke dëshmuar se është ekip serioz dhe së punohet në mënyrë profesionale.
“Shkupi ka treguar edhe një herë se është skuadër shumë serioze dhe se nuk është e rastit pozita e tyre në kreun e tabelës. Do të veçoja golin që shënoi lojtari i tyre Besar Iseni në ndeshjen ndaj nesh, që vërtet shënoi një gol që duhet të jetë në paralajmërimet e emisioneve sportive dhe është mëkat që atë gol e panë numër i vogël i shikuesve që ishin në stadiumin “Arena Filipi i Dytë”.