Iseni shënoi gol, Zendeli i siguroi tri pikë

Share on facebook
Facebook
Share on google
Google+
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn

Skuadra e Shkupit ka marrë fitore të madhe në ndeshjen e lujatur si mysafire e Rabotniçkit në stadiumin Gjorçe Petrov në Shkup. Futbollistët bardhekaltër me përpikëri përmbushën planin dhe strategjinë që kishte vendosur trajneri Ardian Nuhiu, i cili në këtë ndeshje u paraqit me tri mungesa, dy mbrojtësit Sedat Berisha dhe sulmuesin Emmanuel Mbella.

Por në ndeshje, ekipi tregoi karakter të madh dhe arriti që të jetë në 90 minuta më i mirë dhe të krijojë një mori rastesh, por duke realizuar vetëm një nga ato.

Çereku i pjesës së parë u luajt me shumë në mesfushë, ndërsa kanosjet e Shkupit përfundonin para portës kundërshtare, deri sa në minutën e 43-të, ishte talenti i madh i Shkupit, Besar Iseni i cili kaloi një mori të mbrojtësve të Rabotniçkit, që në fund të mposhte më një super gol portierin Shishkovski.

Edhe pjesa e dytë ishte me të njëjtin ritëm, ndërsa Shkupi në me kundërsulme të shpejta kërkoi që të sigurojë fitoren, por tentimet e Jasir Asani, Bunjamin Shabani, Fatih Ismaili, Florent Kadriu dhe Husein Demirit përfunduan vetëm për statistikë.

Kur të gjithë pritën fundin e ndeshjes, arbitri  kontraverz Zoranço Temelkov me ndihmësit e tij ishin vënë në funksion duke dëshiruar që me çdo kusht Rabotniçki të barazoj. Më shumë se 30 minuta kjo treshe e arbitrave tentonin që të dëmtojnë skuadrën e Shkupit, për ti dhënë së paku një pikë ekipit nikoqir. Ndërprerje të shpeshta të sulmeve të Shkupit, ngritja e famurit për pozitë jasht lojë, u rrumbullakësua me penalti në minutën e 96-të, edhe pse vet arbitri kryesor e kishte vazhduar ndeshjen për vetëm katër minuta. Në këtë aksion kishte ndërhyrje të palejuar ndaj Edis Maliqit i cili u detyrua që të përfundojë në spital për intervenim, nuk mjaftoi që arbitri kryesor të mos merr parasysh asnjë situat dhe të tregon në pikën e bardhë, që as ai nuk e pa që Muharem Bajrami e kishte prek topin me dorë, por me ndihmën e ndihmësit të tij vendosën për aktin e turpshëm. Dhe në fund, drejtësia triumfoi , pasi në portë ishte kapiteni i skuadrës Suat Zendeli, i cili në mënyrë magjike lexoi goditjen e Ivanovskit për të marrë tri pikë të mëdha drejt sigurimit të ekzistencës në Ligën e Parë.

More to explorer

Regjistrohu tani

Bëhuni anëtar i komunitetit tonë në internet dhe merrni më shpejt bileta për ndeshjet e ardhshme ose ngjarjet sportive!