Iseni: Shpresojmë që ta fillojmë sezonin e ri me fitore (VIDEO)

Shpërndaje:

Skuadra e FC Shkupit ka zhvilluar dhe seancën e fundit para ndeshjes së nesërme, e cila hap dhe tiparin e sezonit të 29-të të Ligës së Parë të Maqedonisë.

I gjithë ekipi në atmosferë pozitive e kishte filluar stërvitjen me një pritje edhe nga tifo grupi “Shvercerat” të cilët do të kenë të pamundur të jenë në tribunat e stadiumit shkaku i pandemisë COVID-19, dhe kështu kanë uruar ekipin për një sezon të mbarë dhe të suksesshëm.

Trajneri Muharem Bajrami ka dhënë këshillat e fundit para sfidës së parë kundër Shkëndijës, së Tetovës, ndërsa të gjithë lojtarët janë në formë të mirë dhe pritet që nesër të dalin të gatshëm për këtë duel.

Pikërisht para kësaj ndeshje ka folur kapiteni i ekipit, Besar Iseni, i cili ka potencuar se skuadra gjatë kësaj jave ka analizuar pikat e dobëta dhe të forta të kundërshtarët, për të marrë tre pikëshin e parë.

“Fazën përgatitore e kemi kaluar mirë, jemi maksimalisht për sezonin e ri, ndërsa sa i përket ndeshjes së të dielës kundër Shkëndijës, kemi ushtruar gjatë gjithë javës dhe i dimë të gjitha pikat e dobëta dhe të forta. Shpresojmë që ta fillojmë sezonin e ri me fitore dhe shpresojmë që tri pikët të mbesin në Çair”, është shprehur Iseni.

Të përkujtojmë se Shkupi – Shkëndija luhet të dielën (09.08.2020) me fillim në orën 17:30, ndeshje kjo që do të ketë transmetim të drejtpërdrejtë televiziv, ndërsa shkaku i pandemisë përsërisim se nuk është e lejuar të ketë tifozë, ndërsa edhe numri i gazetarëve sipas protokollit të FFM-s është i kufizuar në gjashtë dhe dy fotoreporter.

FC Shkupi për këtë ndeshje nuk mundë të llogaritë në dy përforcimet e fundit Freddy Alvarez dhe Dzhamal Dibirgadzhiev, shkaku i procedurës së regjistrimit dhe arritjes së dokumentacionit.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT