Iseni solli tri pikë të reja për Shkupin

Shpërndaje:

Ekipi i Shkupit ka vazhduar me serinë e fitoreve edhe në javën e 30-të. Kësaj radhe ka mundur Akademija Pandevin me rezultat minimal 1:0, katër minuta para fundit me autor Besar Isenin.

Ndeshja e javës së 30-të, ishte e rëndësie të madhe për dy ekipet, pasi me fitore Shkupi do afrohej edhe më shumë pozitës së tretë, që konkurrent direkt ishte pikërisht Akademija Pandevi. Por në pjesën e parë dy ekipet luajtën të rezervuara me lojë taktike, por Shkupi pati rastet më konkrete. Braziliani Sergio që në minutën e 10-t, u kanos drejt portës së Çubrakoviqit, por topi kaloi vetëm, skaj shtyllës. Në minutën e 17-të, ishte Muharemi që tentoi të shënon, por goditja e tij u bllokua nga mbrojtësit, ndërsa Sergio dhe Broja në një sulm tentuan me goditje që i bllokuan mbrojtësit e Pandevit.

Në pjesën e dytë Shkupi filloi me aksione edhe më të organizuara, ndërsa tentimi i parë ishte përsëri i Sergios në minutëm e 49-t, por që shkoi mbi portë. Bajrami tentoi në minutën e 55-të, por goditja e tij u ndal në një nga futbollistët e mbrojtjes mysafire. Në minutën e 61 Sergio goditi skaj porte, ndërsa në të 65-t, afër golit ishte kapiteni Bajrami, që nga një distancë prej 30 metrash rrezikoi portën mysafire. Disa gjysmë raste kishin Ustabashi dhe Veliu, të cilë trajneri Karan i futi në lojë si zëvendësues të Angelovit dhe Muaremit. Dhe kur pritej fundi, Veliu asistoi për Isenin, i cili nga distanca befasoi Çubrakoviqin për golin e epërsisë që doli të jetë edhe i fitores.

Me këtë fitore Shkupi mbetet në pozitën e katërt me 42 pikë, pesë më pak se Akademija Pandev e treta. Ndeshjen e radhës Shkupi e luan të shtunën në Tetovë ndaj Shkëndijës.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT