ISMAILI: E SYNOJMË EDHE KUPËN E MAQEDONISË

Shpërndaje:

Ndeshja e raundit të parë, KF Veleshta – FC Shkupi, e vlefshme për Kupën e Maqedonisë së Veriut, e cila duheshe të luhej më 15.09.2021, do të zhvillohet nesër në Stadiumin e Veleshtës, duke filluar nga ora 15:00.

Për ndeshjen e së nesërmes, foli kapiteni Fatih Ismaili, i cili theksoi se ndeshjet për kupë, gjithmonë janë të vështira.

“Nesër do ta luajmë lojën e parë për Kupën e Maqedonisë kundër ekipit të Veleshtës në Strugë.
E respektojmë kundërshtarin tonë, por ne jemi mjaft të fokusuar. Ndeshjet për kupë janë të rëndësishme por edhe të vështira, sepse siç e dimë, kualifikimi në raundin tjetër përcaktohet me vetëm një ndeshje. Ambiciet tona për këtë sezon janë të mëdha, ashtu siç synojmë kreun e tabelës në ligë, gjithashtu e synojmë edhe Kupën e Maqedonisë”
, tha kapiteni jonë, Fatih Ismaili, para ndeshjes me KF Veleshta.

KF Veleshta, garon në ligën e dytë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. Në dy ndeshjet e fundit, KF Veleshta ka një fitore kundër Vardarit me rezultat 2:1 dhe një humbje nga Korabi me rezultat 1:0.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT