Andi Ismaili debutoi sot në fanellën e skuadrës sonë, duke u bërë lojtari më i ri në histori të klubit, me vetëm 16 vjeç e 82 ditë. Pas ndeshjes ku shkruajti histori, Ismaili falenderoi klubin për mundësinë e dhënë dhe publikun për pritjen dhe përkrahjen e madhe.
“Jam shumë i lumtur. Falenderoj shumë klubin që më dha mundësinë të debutoj me ekipin e parë si 16 vjeçar. Kjo është ëndërr e shumicës të futbollistëve në akademinë tonë. Gjithë ata kanë dëshirë të debutojnë si unë.
Momentin kur u futa në lojë, ishte një emocion i madh, i veçantë. Më erdhi jashtëzakonisht mirë të futem në fushë vetëm si 16 vjeç. Falenderoj shumë edhe publikun që më priti shumë mirë, më përkrahi dhe më inkurajoi shumë. Për mua ishte shumë më mirë që debutova në Çair, sesa të kishte ndodh si mysafir.
Për të ardhmen, shpresoj të luaj sa më shumë minuta, e ekipi të vazhdoj me fitore.”
Ndryshe Ismaili, sot u bë lojtari i tretë më i ri në histori të klubit tonë, pas Dashmir Elezit nga Shkëndija dhe Elif Elmazit nga Rabotniçki.