Ismaili: Falënderoj Zotin që u riktheva

Skuadra e FC Shkupit mbetet në synimet e saja në garë për kreun e tabelës, ndërsa ekipi po vazhdon me paraqitje të mira që ka kënaqur me lojë të mirë.

Sigurisht se kur skuadrës do ti mungojë mbrojtësi Elvin Yunuszada, por ekipit tonë i është rikthyer një futbollist shumë me vlerë, pikërisht në pozitën e mbrojtjes e që është Fati Ismaili.

Ismaili në skuadër ka munguar tani më gati 1 vit, por që me përkushtim dhe besim arrit të le pas vete lëndimin dhe dje në ndeshjen ndaj Akademija Pandevit trajneri Umit Karan i dha mundësi që pas një kohe të gjatë të shijojë ndeshje kampionale.

“Fillimisht dua të falënderoj trajnerin që më dha besimin dhe më mundësoi pas kaq shumë kohe të futem në lojë. Pa dyshim se ka qenë kohë e vështirë për mua që të tejkaloj këtë situatë e cila pasoi edhe me problemet tjera, pasi si shoqëri u futëm edhe në kohën e pandemisë. Por me besim të plotë dhe me ndihmën dhe mbështetjen e madhe që më ka dhënë edhe kryesia e klubit të cilët ishin në çdo moment së bashku me mua, kaluam këtë abstenim 11 muajsh nga fusha e blertë. Kam punuar mjaftë me përkushtim që gjithçka të lë pas vete dhe tani besoj se jam gati të jap maksimumin në çdo ndeshje. Normal pasi klubi këtë sezon ka ambicie për titull, do të jem edhe unë ndër ata futbollist që do të jap kontribut në këtë rrugë. Ishte lëndim i vështirë, por falënderoj Zotin që u riktheva”, ka thënë Ismaili.

Fatih Ismaili u lëndua vitin e kaluar në ndeshjen e luajtur në Çair ndaj Struga Trim Lum, më saktësisht me 3 nëntor të vitit 2019, ndërsa atë sezon Ismaili kishte 11 paraqitje.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT