ISMAILI: FITORE E MERITUAR

Përfundoi ndeshja mes FC Shkupit dhe Makedonija Gj.P. me rezultat 2 – 0 në favor të skuadrës tonë.
Goli I parë erdhi në minutën e 42’ nga Faustin Senghor dhe ndeshjen në minutat shtesë, e përmbylli me penalti, Freddy Alvarez.

Kapiteni i skuadrës tonë, Fatih Ismaili, shprehet I lumtur për këtë fitore dhe për tre pikët e para në këtë sezonë.

“Një lojë e vështirë, por fitore e merituar. Kemi punuar shumë gjatë javës dhe mendoj që sot kemi luajtur mirë. Ne jemi të fokusuar gjatë gjithë kohës dhe për secilën ndeshje. Në javën që vjen, I kemi dy ndeshje të vështira por jam optimist dhe shumë I sigurtë që do të kemi një paraqitje të mirë, pra, udhëtojmë edhe për 3 pikët tjera, dëshirojmë fitore në çdo ndeshje në këtë sezonë”, u shpreh kapiteni Ismaili, pas ndeshjes.

Në xhiron e tretë, Shkupi do ta ketë përballë ekipin e Pelisterit dhe ndeshja do të zhvillohet më 18.08.2021, në qytetin e Manastirit.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT