Në xhiron e 15-të, në Ligën e parë të Futbollit në Maqedoninë e Veriut, Shkupi, përballë do ta ketë skuadrën e Strugës.
Ndeshja do të zhvillohet nesër, në stadiumin e Çairit, duke filluar nga ora 13:00.
Para ndeshjes së nesërme, për faqen tonë, foli kapiteni I skuadrës, Fatih Ismaili.
“Kundër Strugës, do të jetë një ndeshje e rëndësishme, por edhe e vështirë. Më e vështirë edhe për shkak të tragjedisë së 23 nëntorit, ku shumë nga të afërmit tanë, humbën të dashurit e tyre në aksidentin tragjik që ndodhi në Bullgari.
Në fushë do të futemi për tre pikët e radhës dhe tifozëve tanë ju premtojmë një ndeshje të bukur dhe fitore në xhiron e 15-të.
Struga ka lojtarë të mirë dhe të shpejtë, por jemi shumë më të përgatitur dhe synojmë të mbetemi në vendin e parë në tabelë”, tha Fatih Ismaili, para ndeshjes me Strugën.
Në tre ndeshjet e fundit në ligë, Struga ka fituar kundër Rabotniçkit 1:0, ka fituar kundër Pelisterit 0:1 dhe ka barazuar me Akademija Pandev 0:0.
Skuadra nga Struga, renditet e 5-ta në tabelë, me gjithsej 22 pikë.
ISMAILI: FUTEMI NË FUSHË PËR TË FITUAR
Shpërndaje:
Artikuj