ISMAILI: FUTEMI NË FUSHË PËR TË FITUAR

Shpërndaje:

Në xhiron e 15-të, në Ligën e parë të Futbollit në Maqedoninë e Veriut, Shkupi, përballë do ta ketë skuadrën e Strugës.
Ndeshja do të zhvillohet nesër, në stadiumin e Çairit, duke filluar nga ora 13:00.

Para ndeshjes së nesërme, për faqen tonë, foli kapiteni I skuadrës, Fatih Ismaili.

“Kundër Strugës, do të jetë një ndeshje e rëndësishme, por edhe e vështirë. Më e vështirë edhe për shkak të tragjedisë së 23 nëntorit, ku shumë nga të afërmit tanë, humbën të dashurit e tyre në aksidentin tragjik që ndodhi në Bullgari.
Në fushë do të futemi për tre pikët e radhës dhe tifozëve tanë ju premtojmë një ndeshje të bukur dhe fitore në xhiron e 15-të.
Struga ka lojtarë të mirë dhe të shpejtë, por jemi shumë më të përgatitur dhe synojmë të mbetemi në vendin e parë në tabelë”,
tha Fatih Ismaili, para ndeshjes me Strugën.

Në tre ndeshjet e fundit në ligë, Struga ka fituar kundër Rabotniçkit 1:0, ka fituar kundër Pelisterit 0:1 dhe ka barazuar me Akademija Pandev 0:0.
Skuadra nga Struga, renditet e 5-ta në tabelë, me gjithsej 22 pikë.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT