Skuadra e FC Shkupit dhe futbollisti Fati Ismaili janë dakorduar që ky i fundit në gjashtë muajt e ardhshëm të luaj në formë huazimi te skuadra e KF Gostivarit, ekip ky që garon në Ligën e Dytë.
Të përkujtojmë se futbollisti 20 vjeçar, Fati Ismaili kishte edhe paraqitjen e tij të parë në arenën ndërkombëtare, duke luajtur në ndeshjen e kthimit ndaj Glasgow Rangers, në kuadër të garave të Ligës së Evropës, ku Shkupi nuk shkoi më shumë se një barazim 0:0.