Ekipi i Shkupit të enjten pasdite ka luajtur dhe ndeshjen e dytë kontrolluese në kuadër të përgatitjeve në Mavrovë. Kësaj radhe për kundërshtarë kishte ekipin e respektuar të Gostivarit që është përforcuar me nj numër të konsiderueshëm të futbollistëve nga Liga e Parë dhe që është me ambicie që sezonin e ardhshëm të jetë në mesin e ekipeve më të mira në Maqedoni.
Ndeshja e filloi dhe mbaroi me dominim të plotë të Shkupit, por që në këtë takim arriti që vetëm një herë të tundë rrjetin e mysafirëve.
Edhe në jetë ndeshje sulmuesit e Shkupit treguan se po zhvillojnë përgatitje cilësore dhe nga dita në ditë po arrijnë formë të mirë. Fillimisht Emmanuel Mbella kishte një rast të bukur, që më pas të edhe Fatih Ismaili të provojë shkathtësitë e portierit të Gostivarit. Një predhë të vërtet në minutën e 18-të e kishte Ermedin Adem, por që topi kaloi vetëm pak centimetra skaj portës. Më pas 10 minuta më vonë portieri i Gostivarit sprovohet edhe nga Muharrem Bajrami, goditjen e të cilit me forcë të fundit arrin ta dëbojë në rivënie këndi. Me rezultatin e barbartë pa gola përfundoi pjesa e parë, e që në pjesën e dytë Shpend Asani kishte një goditje me kokë që nuk përfundoi në rrjetë. Gjithashtu edhe Suhejl Muharremi kishte një tentim me kokë, por që topi shkoi mbi tranzverzale, ndërsa më pas Omar Imeri pas një driblimi të bukur doli para portierit por në fund nuk arriti të shënojë.
Dhe kur të gjitha këto raste nuk u realizuan, golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Fatih Ismaili në minutën e 50-të. Më pas pasuan edhe disa tentime të sulmuesve të Shkupit, si Husein Demiri dhe Alen Jashrarovski të cilët goditën me kokë, por duke mos e gjetur cakun e dëshiruar. Ndeshjen e radhës Shkupi e luan me 30 korrik në Mavrovë, kur përballë do të ketë ekipin e Flamurtarit të Prishtinës.
FC Shkupi: Suat Zendeli, Sedat Berisha, Fisnik Zuka, Besart Krivanjeva, Besir Ramadani, Muharem Bajrami, Shpend Asani, Fatih Ismaili, Kristijan Stojkoski Ermedin Adem, Emmanuel Mbella
Luajtën edhe: Burhan Mustafa, Sedat Berisha, Edis Maliqi, Shqiprim Taipi, Omar Imeri, Xhavit Bushi, Altin Sefo, Bunjamin Shabani, Husein Demiri, Suhejl Muharremi dhe Erblin Daci
Në bankën rezerve ishin: Ruzhdi Ameti dhe Nuhi Jonuzi