Me fitoren e sotme, skuadra jonë FC Shkupi, e kaloi me sukses raundin e parë të Kupës së Maqedonisë.
Ndeshja përfundoi me rezultat 0:1 në favor të Shkupit dhe golin e vetëm e shënoi Marko Gjorgjievski në minutën e 45-të.
Pas ndeshjen foli kapiteni Fatih Ismaili, i cili shprehet i lumtur për kalimin tutje në këtë garë.
“Jam i lumtur që kaluam tutje, në raundin e dytë. Ndeshja ishte pak e vështirë, por arritëm që të mbrohemi mirë.
Në pjesën e dytë kishim shumë mundësi për të shënuar mirëpo nuk kishim fat. Tani fokusohemi për lojën e ardhshme kundër Akademija Pandev dhe do të përgatitemi maksimalisht për tre pikët e radhës”, tha Fatih Ismaili.
Ndeshja e radhës e FC Shkupit, do të jetë të dielën, ku në transfertë do të përballemi me Akademija Pandev, në qytetin e Strumicës.