Ismaili: Me angazhimin e skuadrës, besoj se do të vazhdojmë tutje

Shpërndaje:

Pas mbylljes së javës së nëntë në kampionat, skuadra nuk kishte shumë kohë për të pushuar dhe fitorja ndaj Akademija Pandevit është lënë shumë shpejt pas. Futbollistët kishin dy ditë kohë për të punuar për të punuar për sfidën e radhës, e që është ajo e 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa për kundërshtarë e kemi ekipin e kategorisë së dytë, Kit-Go.
Për këtë përballje ka folur i rikthyeri në ekip Fatih Ismaili, i cili mes tjerash ka potencuar se skuadra është në formë, por për të vazhduar tutje duhet dhënë maksimumin dhe bashkërisht të arrihet në çerekfinale.

“Është një periudhë me orar mjaft të ngjeshur, andaj duhet të kemi parasysh se të gjithë futbollistët duhet të japim maksimumin në secilën prej tyre. E kemi potencuar se këtë sezon kërkojmë të shkojmë sa më gjatë të jetë e mundur edhe në garat e Kupës së Maqedonisë së Veriut, andaj nuk do të nënvlerësojmë asnjë kundërshtarë që kemi para nesh.
Është shumë më problematike kur luan me ekipet e kategorisë së Dytë, pasi që vijnë të frymëzuara për tu përballur me një ekip siç është Shkupi. Kit-Go na befasoi para dy viteve pikërisht në garat e Kupës, andaj nuk mendojmë që do të jetë ndeshje e lehtë, por me angazhimin e skuadrës besoj se do të vazhdojmë më tutje”, ka thënë Fatih Ismaili.

Ndeshja e 1/8 të finales së Kupës së Maqedonisë luhet të mërkurën, ndërsa për shkak të punimeve në stadiumin e Çairit, ekipi këtë ndeshje e luan në terrenin e lagjes “Maxhari”, e ndeshja fillon në orën 14:30 minuta. Edhe kjo ndeshje për shkak të pandemisë së COVID-19, luhet pa praninë e publikut.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT