Ismaili me sukses operon meniskun në Turqi

Shpërndaje:

Fillimi i sezonit edhe pse ishte i suksesshëm për ekipin tonë kur e filluam me fitore në transfertë ndaj Borecit me 21 shkurt, ishte moment i vështirë për mbrojtësin tonë Fatih Ismaili, i cili mori një lëndim në menisk (gju).

Por pas ekzaminimeve të para në Shkup, kryesia e klubit vendosi që Ismailin ta dërgojë në Turqi për të bërë ndërhyrje kirurgjikale në menisk. Fatmirësisht para pak çastesh mësuam se intervenimi ka përfunduar me sukses.

“Ndjehem mjaft mirë, padyshim se stafi mjekësor në spitalin e Stambollit më kanë pritur shumë mirë, ndërsa unë i jam falënderues kryesisë së klubit, e në veçanti presidentit Olgun Aydin, i cili organizoi gjithçka që të unë të kem një intervenim të suksesshëm në një ndër spitalet më moderne të Turqisë”, ka thënë Ismaili.

Sipas asaj që kanë thënë mjekër, Ismaili do të ketë nevojë për dy javë terapi, ndërsa pas gjashtë javësh do të fillojë vrapimin, e që diku pas 8-10 javëve pritet që t’i rikthehet punës me ekipin.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT