ISMAILI: NË STRUGË SHKOJMË VETËM PËR FITORE

Shpërndaje:

FC Shkupi nesër në qytetin e bukur të Strugës, rreth liqenit dhe në stadiumin e qytetit, në javën e 24 të LPFMV-së, do të përballet me skuadrën e Struga Trim Lum.
Pas fitores kundër Rabotniçkit në Çair, Goce Sedlloski kërkon fitoren e 18-të në këtë sezon dhe të dytën kundër Strugës.
Ndeshja e fundit mes të dyja skuadrave u zhvillua në Çair më 28 nëntor dhe fituam me rezultat 4:0 me golat e Sunday Adetunji, Faustin Senghor dhe Kire Markoski.
Ndeshjen e parë të këtij sezoni që e zhvilluam në stadiumin e qytetit në Strugë, pësuam humbje me rezultat 4:2.

I lumtur për rikthimin e tij në fushë, pas lëndimeve që i pati, për faqen tonë kësaj radhe ka folur kapiteni Fatih Ismaili.

“Në Strugë do të shkojmë për fitore dhe kjo nuk diskutohet. Kemi punuar vazhdimisht dhe jemi përgatitur maksimalisht për tre pikët e radhës. E kemi thënë disa herë që çdo ndeshje do të jetë një finale. Struga ka një skuadër të mirë me lojtarë të mirë, mirëpo ne jemi Shkupi dhe në Strugë shkojmë për fitore.
Jam I lumtur që po rikthehem pas disa lëndimeve dhe shpresoj që do ta ndihmoj skuadrën në këto ndeshje që kanë mbetur”
, tha qendërmbrojtësi, Fatih Ismaili.

Skuadra e Strugës renditet në vendin e 8-të në tabelë me gjithsej 30 pikë.
Në tre ndeshjet e fundit, Struga Trim Lum ka pësuar humbje kundër Akademija Pandev dhe Makedonija Gj.P. dhe ka fituar kundër Borecit në transfertë me rezultat minimal 0:1.
Derbi i kësaj jave Struga-Shkupi, do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 15:00 dhe e njëjta do të transmetohet në TVM2.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT