ISMAILI: SË BASHKU DO TA FITOJMË EDHE KËTË NDESHJE

Shpërndaje:

Ndeshja e vetme që do të zhvillohet të shtunën, në ligën e parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut, është derbi I javës, Shkupi – Renova.
Pas fitores në garat për Kupën e Maqedonisë, kundër Tikveshit, tani në Çair, e presim skuadrën nga Tetova, KF Renova.
Ndeshja e xhiros së 11-të, do të zhvillohet në Stadiumin e Çairit, me fillim nga ora 14:00.

Kapiteni I skuadrës tonë, bën thirrje deri tek të gjithë shkupjanët, Shvercerat dhe simpatizuesit e Shkupit, që të shtunën, të jemi prezent brenda tribunave dhe së bashku ta fitojmë edhe këtë ndeshje.

“Të shtunën, në Çair e presim Renovën, një ndeshje mjaft e rëndësishme.
Ne jemi të përgatitur dhe gati që ti zbatojmë të gjitha detyrat e dhëna nga kryetrajneri jonë, Goce Sedloski. Mendoj që me praninë e Shvercerave dhe publikut në tribuna, do ta kemi edhe më të lehtë.
Nuk po e përsëris që luftojmë për tre pikë, sepse ajo tashmë dihet”
, tha Fatih Ismaili, para ndeshjes me Renovën.

Në tre ndeshjet e fundit në ligë, skuadra e Renovës, ka dy fitore dhe një barazim.
Renova gjendet e dyta në tabelë, me gjithsej 21 pikë.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT