Ismaili: Secila ndeshje është si finale (VIDEO)

Shpërndaje:

Me ardhjen e trajnerit Umit Karan në ekipin e FC Shkupit ndodhën mjaft ndryshime, ku një numër i madh i futbollistëve të rinj janë rikthyer në skuadër, ndërsa një prej tyre është edhe Fatih Ismaili. Edhe pse në të shumtën e rasteve ishim mësuar Ismailin ta shohim duke luajtur në repartin e sulmit, trajneri Karan i ka dhënë detyrë të re në klub, duke e vendosur të luajë si qendër mbrojtës apo edhe mbrojtës krahu.

Të dielën Shkupi do të luajë një ndeshje shumë të rëndësishme, kur udhëton në Strumicë te ekipi i Akademija Pandev, skuadër që në fillim të këtij sezoni ka dy fitore dhe mban pozitën e dytë në tabelë.

“Kemi punuar gjithë javën dhe dua të them se si ekip jemi në formë të mirë, ndërsa këtë e bënë edhe atmosfera e mirë që po mbretëron në skuadër. Jemi fokusuar që në secilën ndeshje ta luajmë si një finale, duke kërkuar rezultat pozitiv. Edhe ndaj Akademia Pandevit nëse i zbatojmë urdhrat e trajnerit, besoj se në fund do të dalim kokëlartë”, ka thënë Ismaili .

Në ndeshjen ndaj Akademija Pandev në dyshim është vetëm Besar Iseni dhe Ergin Abdul, ndërsa në këtë përballje të drejtë loje ka futbollisti 21 vjeçar nga Mali, Maharafa Tandina i cili arriti të kompletojë dokumentacionin dhe mori dritë jeshile nga FFM-ja.

Ndeshja Akademija Pandev – FC Shkupi luhet të dielën në stadiumin “Mlladost” në Strumicë, ndërsa drejtësinë në këtë ndeshje do ta ndajë arbitri Jovan Kaçevski nga Struga, me ndihmësit e tij Simon Grdanoski dhe Rzme Bakraçeski gjithashtu nga Struga, arbitër i katërt është Marjan Eckoski nga Ohri.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT