Ivo Junior do të khehet në Brazil

Shpërndaje:

Ka dështuar transferimi i futbollistit brazilian Ivo Jorge Santos da Costa dhe kjo për faj të federatës së futbollit brazilian, të cilët nuk arritën që me kohë të kompletojnë dokumentacionin e çregjistrimit. Skuadra e Shkupit kishte tentuar edhe disa ditë më pas që të provojë mënyrë tjetër të regjistrimit të futbollistit, por më vonë sistemi i regjistrimit ishte mbyllur dhe nuk kishte mundësi që të bëjë regjistrimin e lojtarit.

Braziliani Ivo Jorge Santos da Costa ishte bashkuar me Shkupin ditën kur skuadra ishte nisur pë në Ohër dhe kishte qëndruar me ekipin gjatë 12-të ditëve sa edhe zhvilluan përgatitjet dimërore, që në fund trajneri Visar Ganiu dhe kryesia e klubit të mbeten të kënaqur nga shkathtësitë e futbollistit të ri brazilian.

Tani pritet që ditëve në vazhdim da Costa të kthehet në vendlindje, ndërsa Shkupi do të tentojë që me përforcimet tjera siç janë Berisha, Petkovski, Nuredini dhe Akgun dhe futbollistët që treguan rezultate të mrekullueshme gjatë sezonin vjeshtor të vazhdojë të arrijë rezultatet të mira edhe në sezonin pranveror.

Shkupi me 21 shkurt luan ndeshjen e xhiros së 19-të në stadiumin e Çairit kundër Metalurgut. /fcshkupi /

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT