Ja kush është personi që rikuperon futbollistët e FC Shkupi

Jemi mësuar të flasim për shumë futbollistë, për trajner e kryetar dhe pothuajse rrallë herë përmenden ata që kanë detyre të madhe e që janë gjithmonë në prapavijë të klubit. Bëhet fjalë për fizioterapeutët, e të cilët kryejnë një punë sa fisnikë aq edhe me përgjegjësi dhe të vështirë.

Futbollistët shpesh marrin lëndime, por jo vetëm kaq, ata edhe gjatë stërvitjeve, para dhe pas ndeshjes, duhet përgatitur mirë që muskujt e tyre të funksionojnë ashtu siç duhet.

Harun Zejneli

Te FC Shkupi kanë kaluar shumë punëtor të tillë, ndërsa së fundi ai që po rikuperon futbollistët është Harun Zejneli, një djalosh i ri i cili tani është në vitin e dytë në Fakultetin e mjekësisë “Kirili dhe Metodij”.

Por sa është e mundimshme puna që bën për çdo ditë Haruni, sa kohë i duhet të përgatitet ai për lojtarët dhe se a është kjo punë e mundimshme, do të mundohemi të sjellim momentet më interesante në bisedën e shkurtër.

Harun Zejneli me Muharem Bajrami

“Sigurisht se si i ri kisha menduar që të bëjë punën e fizioterapeutit, ndërsa pasi përfundova shkollën fillore vendosa që të regjistrohem në Shkollën e mesme të mjekësisë “Pançe Karagjozov”   ku kam marrë përvojë që nga bankat shkollore, pasi që ne kemi shumë mësime praktike dhe kjo më ka ndihmuar që të jem i gatshëm edhe për një sfidë sikurse është puna me futbollistët. Sigurisht se tani kur jam duke vijuar edhe mësimet në Fakultet dhe puna që po bëjë të Shkupi do të më japin më shumë mundësi që të gërshetojë teorinë dhe praktikën. Për mua është nder të punojë në klub profesionist, edhe pse të them të drejtën në vendin tonë duhet shumë punë që të ndryshojnë që gjithçka të jetë në vendin e vet”, ka thënë Zejneli.

Por duke marrë parasysh se Haruni me Shkupin është së bashku më shumë se një vit dhe ka kaluar së bashku me skuadrën nëpër shumë sfida, ai rrëfen ndjenjën kur përgatit futbollistët me famë.

Harun Zejneli me Bujamin Asani

“Sigurisht se është nderë edhe për mua që të përgatis por edhe të rikuperoj futbollistët që janë emra të mëdhenj në futbollin tonë. Duhet potencuar se në skuadër ka një kulturë të lartë dhe mirësjellje nga të gjitha palët. Për momentin po punoj vet dhe nuk e kam aspak të lehtë të përgatis të gjithë futbollistët, por arrijmë që me marrëveshje të organizohemi”.

Por të punosh punën e fizioterapeutit nuk do të thotë vetëm të përgatitësh futbollistët, pasi që mundë të ndodhin edhe lëndime më të rënda.

Harun Zejneli me Sedat Berisha

“Është një moment që nuk do ta harrojë asnjëherë në jetën time. Ishte një ndeshje miqësore që luante Shkupi me Vëllazërimin, ndërsa kishte lëndim të rëndë te ekipi kërçovarë. Unë kisha vetëm një muaj që po punoja me ekipin, e lëndimi ishte shumë i rëndë. Në këtë ndeshje për dy ekipet unë isha i vetmi që do të bëja intervenim mjekësor. Dhe me shpejtësi morëm futbollistin e lënduar dhe qëndrova me te deri në momentet e fundit, pasi duhej të jap sqarime në spital për mënyrën e lëndimit dhe se duhej të ketë kontroll të shpejtë. Në konsultim me mjekë specialist u vërtetua se lëndimi ishte shumë i rrezikshëm, ndërsa unë kërkova që të transferohet për në spitalin e Shtetëror. Ky rast ende është i freskët në mendjen time, ndërsa unë ndjehem krenar që me këshillat dhe intervenimin e shpejt futbollisti është gjallë”, ka sqaruar një rast Zejneli.

Harun Zejneli me Besar Iseni

Skuadra e Shkupit vazhdon të punojë me intensitet të shtuar për fazën e dytë të sezonit pranveror, ndërsa Harun Zejneli vazhdon të jetë për çdo stërvitje pjesë e pandarë e ekipit, duke qenë shtyllë e klubit në intervenime të shpejta në çdo moment kur futbollistët kërkojnë ndihmë. /fcshkupi/

 

 

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT