Janevski: Ndeshje e vështirë, por do ti marrim tri pikët

Share on facebook
Facebook
Share on google
Google+
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn

Skuadra e Shkupit sot ka zhvilluar stërvitjen e fundit përpara ndeshjes së nesërme kundër Makedonija Gj.P, duel ky që zhvillohet në kuadër të xhiros së 27-të, të Ligës së parë futbollistike të Maqedonisë.

Është ky një duel shumë i rëndësishëm si për ekipin tonë, ashtu edhe për nikoqirët, ku dy ekipet futen në këtë ndeshje për të siguruar pikë, ku Shkupi kërkon që sa më shpejt të largohet nga ekipet që janë në zonën e rrezikut, ndërsa nga ana tjetër Makedonija Gj.P., është e fundit dhe kërkon shansin e vetë për të mbetur në garë për shpëtim eventual.

Për duelin e nesërm është prononcuar Filip Janevski, i cili pikërisht nga kjo skuadër i është bashkangjitur Shkupit dhe e njeh mirë fushën dhe mentalitetin e ekipit nikoqir.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë, por mendoj se do të arrijmë te tri pikët, që janë mjaft me vlerë për ne. Sigurisht se për të fituar duhet përsëritur lojën e fundit që treguam ndaj Sileksit dhe kështu do të ngjitemi më lartë në tabelën e klasifikimit. Kemi punuar intensivisht edhe përkundër orarit të ngjeshur që kemi, por mendoj se kemi kapacitet për t’ia dalë. Gjithashtu mendoj se edhe Gjorçeja ka ekip solid, por mendoj se në ndeshjet pas nesh do të munden të marrin rezultate të mira për të mbetur edhe ata në Ligë”, ka thënë Janevski.

Për ndeshjen e nesërme trajneri Ardian Nuhiu do ti ketë në dispozicion të gjithë lojtartët, në përjashtim të të lënduarve Dimitrija Llazarevski dhe Samir Shabani. Duelin Makedonija Gj. P. – Shkupi që fillon në orën 16:00, do ta referojë Marjan Gocevski.

 

More to explorer

Ndahen pikët në Gjorçe Petrov

Derbi i vogël i qytetit të Shkupit u zhvillua në lagjen Gjorçe Petrov ku ekipi ynë luajti në cilësinë e mysafirit nga

Regjistrohu tani

Bëhuni anëtar i komunitetit tonë në internet dhe merrni më shpejt bileta për ndeshjet e ardhshme ose ngjarjet sportive!