Janevski: Shkojmë në Koçani për të marrë tri pikë

Shpërndaje:

Skuadra e Shkupit të dielën do të luajë edhe një ndeshje në cilësinë e mysafirit, kësaj radhe udhëtimi është drejt Koçanit, ku do të përballet me skuadrën e Bregallnicës. Trajneri Visar Ganiu pas lëndimeve që kishte me disa futbollistë, ngadalë dalë ka kompletuar skuadrën dhe në këtë ndeshje pritet të del me formacionin më të fortë të mundshëm, ndërsa mungesat e vetme do të jenë Ermedin Ademi i cili shkaku i pesë kartona të verdhë pushon në këtë duel, ndërsa lëndimi e ka lënë jashtë ekipit edhe për këtë javë sulmuesin Filip Petkovski.

Por sigurisht se Shkupi kërkon pikë maksimale në këtë ndeshje, ndërsa këtë e ka thënë edhe futbollisti i ri Filip Janevski.

“Jemi përgatitur maksimalisht për ndeshjen ndaj Bregallnicës. Edhe për faktin se ne kemi siguruar fazën e “Play-Off”-it, nuk do të thotë se duhet të lirohemi, por përkundër të dielën ne udhëtojmë drejt Koçanit për të marrë tri pikë dhe ta dërgojmë ekipin në pozitë më të lartë, aty edhe ku i takon të jetë. Sigurisht se kampionati ka qenë i vështirë dhe shpesh herë kemi pasur tri ndeshje brenda javës, por besoj se kjo ka bërë që ne futbollistët të marrim përvojë dhe të kalitemi për duelet e vështira”, ka përfunduar Janevski.

Shkupi vazhdon të jetë në pozitën e katërt në tabelë, edhe pse tani më misioni është i kompletuar, bardhekatërit kërkojnë të vazhdojnë me paraqitje të mira që të mbyllin një sezon të suksesshëm në Ligën e Parë të Maqedonisë. Ndeshja Bregallnica – Shkupi luhet të dielën me fillim në ora 16:00 në stadiumin e qytetit në Koçani, ndërsa ndeshja do të referohet nga gjyqtari Petar Mantev. /fcshkupi/

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT