Jasharoski: Tradita është në anën tonë

Shpërndaje:

Skuadra e Shkupit sot ka zhvilluar stërvitjet e fundit për duelin e ndeshjes së dielë, kur do të jetë mysafire në Tetovë te Renova.

Pas pauzës shkaku i ndeshjeve miqësore që kishin reprezentacionet e gjeneratave të ndryshme të Maqedonisë, kampionati vazhdon me javën e 25-të, ndërsa kjo pauzë ishte e mirëseardhur për trajnerin Zekirija Ramadani që të ketë hapësirë më të madhe për të punuar me futbollistët.

Ekipi është i kompletuar, pasi që nga e premtja në stërvitje janë bashkangjitur edhe reprezentuesit e Maqedonisë U21 Besart Krivanjeva dhe Omar Imeri, ai i U17 Suhelj Muharemi dhe Rron Broja i Kosovës U21.

Për ndeshjen e radhës ka folur sulmuesi Alen Jasharoski i cili në këtë sezon ka shënuar 7 gola, duke qenë i pari në listë nga skuadra e Shkupit, ndërsa i pesti në listën e përgjithshme të Ligës së Parë të Maqedonisë.

“Ishte e mirëseardhur kjo periudhë kur ishin angazhimet e reprezentacioneve, që të përgatitemi në planin fizik, taktik dhe psikik, e që shpresojmë pas kësaj periudhe që kemi punuar do të kemi rezultate pozitive. Tradita është në anën tonë, presim që në fushë të mirë të tregojmë lojë të mirë dhe shpresojmë që më së paku të marrim një barazim, por gjithsesi dëshirojmë maksimumin, tri pikët.

Fillimisht duam që ta fitojmë këtë ndeshej dhe të rrisim vetëbesimin në radhët tona dhe më pas presim që të luajmë në terrenin tonë në Çair, ku kundërshtarë e kemi Pelisterin. Këtu do ta kemi edhe publikun, që do të na ngrit dhe shpresojmë që atë ndeshje do ta fitojmë duke arkëtuar tri pikë”.

Për duelin ndaj Renovës, trajneri Zekirija Ramadani nuk ka probleme me lojtarët, pasi që të gjithë janë nën urdhrat e tij, përveç Stefan Vujçiçit.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT