Jasharovski me super gol mundi Flamurtarin

Shpërndaje:

Në kontrolluesen e fundit që Shkupi ka luajtur në qendrën sportive të Mavrovës, ka shënuar edhe një fitore, kësaj here është mundur ekipi i Flamurtarit të Prishtinës. Ndeshja ka filluar dhe mbaruar me dominim të plotë të skuadrës shkupjane, por që fitorja u arrit falë një super goli të përforcimit të fundit, Alen Jasharovskit.

Që nga fillimi Shkupi tregoi që e dëshiron fitoren në këtë ndeshje dhe se forma e futbollistëve është në ngritje e sipër. Pjesa e parë filloi me dy super shanse të Emmanuel Mbellas, i cili kishte mundësinë që të vendos shumë herët për fituesin, por në rastin e parë portieri i mohoi golin, ndërsa në të dytin nuk ishte preciz. Rastet vazhduan të radhiteshin një nga një kur mundësi të mirë më pas kishte Bunjamin Shabani, por edhe ky nuk qe preciz. Nga gjuajtja e lirë tentim të mirë kishte Muharrem Bajarami, por që topi përfundoi skaj portës së Flamurtarit.

Pjesa e dytë edhe pse me formacion të ndryshuar dha fryt për Shkupin, kur përforcimi i fundit Alen Jasharovski arriti që të jetë preciz nga gjuajtja e lirë për ti dhënë epërsinë minimale Shkupit, e që doli të jetë dhe goli i fitores, pasi në minutat në vazhdim shanset mbetën sa për statistikë.

Rast të mirë kishte edhe talenti i ri i Shkupit, Suhejl Muharremi, ndërsa shtylla i mohoi golin Muharrem Bajramit. Rastin e fundit për të shënuar përsëri e kishte Alen Jasharpvski, kur pas asistimit të skat nga Fisnik Zuka, në fund goditja e tij nuk ishte e saktë.

Me këtë përballje Shkupi përfundon ndeshjet kontrolluese në kuadër të përgatitjeve të Mavrovë, ndërsa nesër planifikohet kthimi për në Shkup. Ndeshja e radhës kontrolluese është planifikuar të luhet ndaj FC Prishtinës me 6 gusht në stadiumin e Çairit në Shkup me fillim në orën 17:00.

FC Shkupi: Suat Zendeli, Edis Maliqi, Sedat Berisha, Fisnik Zuka, Besart Krivanjeva, Muharem Bajrami, Shpend Asani, Bunjamin Shabani, Kristijan Stojkoski  Ermedin Adem, Emmanuel Mbella

Luajtën edhe: Burhan Mustafa, Besir Ramadani , Shqiprim Taipi, Omar Imeri, Xhavit Bushi, Altin Sefo, Fatih Ismaili, Husein Demiri dhe Suhejl Muharremi

Në bankën rezerve ishin: Ruzhdi Ameti dhe Nuhi Jonuzi dhe Erblin Daci

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT