Jasir Asani: “Për ne asgjë nuk ka marrë fund”

Share on facebook
Facebook
Share on google
Google+
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn

Skuadra e Shkupit të dielën do të luajë ndeshjen e radhës në stadiumin e Çairit, ku mysafire është Bregallnica e Shtipit. Në këtë ndeshje nuk ka asnjë zgjidhje tjetër përveç se fitores, pasi vetëm kështu mundë të mbahen shpresat për një pozitë që do të mundësojë ekipit të sigurojë mbijetesën në ligë, por duke shpresuar edhe në një hap fals të ekipit të Pobedës.

Skuadra është stërvitur gjatë gjithë javës dhe me optimizëm pret këtë duel, ku të gjithë janë të mendimit se vetëm fitorja do tu japë mundësi që të shpresojnë që në tri javët e fundit të sigurohet mbijetesa direkte, duke i ikur balotazhit.

I të njetit mendim është edhe Jasir Asani, i cili të premten ka festuar ditëlindjen e 22-të, ndërsa për këtë ndeshje ka thënë se ekipi ka punuar me pëkushtim

“Nuk kemi alternativë tjetër përveç se të fitojmë, tri ndeshjet e fundit për ne janë finale pas finales dhe do të mundohemi të japim më të mirën nga ne. Kemi dëshmuar se jemi ekip që mundë të kthehemi në momente të vështira. Padyshim se kishim momente të vështira që përcollën ekipin edhe me lëndime të disa futbollistëve, por thjesht nuk guxojmë të gabojmë. Kemi punuar me përkushtimin më të madh që në duelin ndaj Bregallnicës të marrim tri pikë që të vazhdojmë betejën deri në javën e fundit për të siguruar mbijetesën. Për ne asgjë nuk ka marrë fund, janë në lojë edhe nëntë pikë dhe deri në fund gjithçka është e mundur. E di që përkrahja e tifozëve tanë nuk do të mungojë, andaj u bëj ftesë “Shvercerave” dhe të gjithë fansave tjerë që të vijnë në numër sa më të madh, që së bashku të tejkalojmë këtë sfidë”, ka thënë Jasir Asani, i cili të premten festoi 22 vjetorin e lindjes.

Shkupi në ndeshjen ndaj Bregallnicës do të jetë pa mesfushorin Besar Iseni i cili ka një lëndim në gju, ndërsa shkaku i pesë kartonëve të verdhë do të mungojë edhe Fisnik Zuka.

Ndeshja Shkupi – Bregallica luhet të dielën me fillim në orën 16:30 në stadiumin e Çairit në Shkup.

More to explorer

Regjistrohu tani

Bëhuni anëtar i komunitetit tonë në internet dhe merrni më shpejt bileta për ndeshjet e ardhshme ose ngjarjet sportive!